Flash News

KRYESORE

Rama ironizon propozimin e Bashës me tri pika: S’janë zgjidhje, por ushqim për buzëqeshjen; Me përulësi i ftoj në tryezë

Rama ironizon propozimin e Bashës me tri pika: S’janë zgjidhje,

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish të ftesa ndaj opozitës për t’u ulur në tryezë, duke lënë mënjanë ndasitë politike në këtë situatë që po kalon vendi pas goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Për fat të keq opozita që është alternative e qeverisë nuk ka pranuar të ulet në tryezë, pasi nëse idetë e tyre janë më të mira do ti marrim parasysh, nuk është situatë që do grindemi kush e ka idenë më të bukur, por të bëhet më e mira për njerëzit”, u shpreh kryeministri, ndërsa ironizoi propozimin e kreut të PD me tri pika për zgjidhjen e situatës.

“Deri tani jemi njohur me 3 pika që do qenkëshin zgjidhja, që në fakt janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them gajasjen.

Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse jo 600, e dyta qenka identifikimi i dëmeve, por kjo po bëhet. Është bërë Durrësi si lagja para godinës së Kombeve të Bashkuara që dëgjon të gjitha llojet e gjuhëve.

Ajo pika e treta është qamet, të mos financohen oligarkët, vazhdon loja. 150 mln që do marrin ata, ti marrë populli.

Ca janë këto para që u dashka ti spostojmë. Pra, të ndalojmë kontrollin shëndetësor falas, që e paguajmë ne, shërbimet e hemodializës, financimin e shërbimit për instrumentet mjekësor, laboratorët e analizave, të ndalojmë kantierin e rrugës së Arbrit, pra gjitha shërbimet që do ndihmon për të rritur ekonominë se skano fantazi më shumë se kaq.

I mirëkuptoj, edhe ata kanë problemet e tyre nga tërmeti, ne shumë përulësi i ftoj të vijnë në tryezë për diskutojmë për idetë. Ta shohim njëri-tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”, u shpreh kryeministri.

Të fundit