Flash News

KRYESORE

Rama ironizon punonjësit në fasoneri: Qenke skllav që pranon skllavërinë!

Thirrjes që bëri Edi Rama nga Facebook për të denoncuar me emra shkelësve në administratë i janë përgjigjur shumë qytetarë. Disa prej tyre kanë emra konkretë, të tjerë vetëm raste të përgjithshme të shoqëruara me akuza për institucionin, jo për punonjës të veçantë. Por në profilin e kryeministrit, ka pasur ankesa edhe për shkeljen e të drejtave të punonjësve në sektorin privat.

“Punonjës që trajtohen si skllevër me rroga minimale” i shkruajnë Edi Ramës, që tregohet mosbesues me atë që i shkruan.

“Pa orare, pa kontratë dhe me rroga sipas qejfit të pronarit” shkruan një tjetër.

Por pavarësisht se realiteti në punishtet e fasonëve është i njohur për shumë shqiptarë, Edi Rama habit me reagimin e tij.

Aspak mirëkuptues, kryeministri i kthehet komentuesve duke vënë në dyshim fjalët e tyre. Madje në njërin rast përdor ironi me qytetarin që i është ankuar duke e quajtur “skllav që e pranon skllavërinë”.

Është i njohur qëndrimi i Edi Ramës para investitorëve të huaj pak vite më parë, kur reklamonte si një vlerë të Shqipërisë faktin që nuk ekzistonin sindikatat.

Kryeministri duket se nuk ka ndryshuar mendje. Jo se nuk i njeh kushtet e vështira në të cilët punojnë mijëra shqiptarë, por sepse shifrat e punësimit janë të ulta dhe një dështimi me programet e punësimit e detyron të jetë në anën e pronarëve.GSH

 

Të fundit