Flash News

KRYESORE

Rama ironizon rrugët Veri-Jug: Njësoj si të presësh një kostum për mua dhe të marrësh përmasat e Braçes dhe Finos

Rama ironizon rrugët Veri-Jug: Njësoj si të presësh një

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria ka trashëgimi të rëndë në aspektin e infrastrukturës. Duke u ndalur te akset që lidhin Veri-Jug, Rama tha se vendi ynë është rast unik në Evropë që sipas tij ka 26 standarde të ndryshme.

“Shqipëria ka trashëgimi të rëndë në aspektin e infrastrukturës. Kemi rrugë që janë ndërtuar në kushte pushtimi si akse esenciale, kur vendi fitoi mëvetësinë e vet në një regjim jo demokratik u bë vetëm zgjatimi e zgjerimi i tyre.

Kemi trashëguar një rrjet që shkon nëpër kodra, male, edhe si shkak i një paranoje për t’u mbrojtur nga pushtuesit imagjinarë.

Sot trashëgojmë një situatë që kërkon durim të madh edhe për faktin se çka u ndërtua më parë, nuk u ndërtua, por bë sikur u ndërtua.

Jemi i vetmi vend në Evropë që mund të shohim një aks se si lidh veriun me jugun me 26 standarde të ndryshme, njësoj si të presësh një kostum për mua dhe masat për krahët t’ja marrësh Erion Braçës, masat për pantallonat t’ja marrësh Bashkim Finos, për supet gjeni një tjetër të gjatë dhe të pretendosh se kostumi qëndron normal në trup”, tha Rama gjatë prezantimit të projektit të segmentit Milot- Fier, projekt ky për ndërtimin e aksit 115 kilometra.

Lexo edhe: Prezantimi i projektit Milot-Fier, Rama: Do të jetë një investim evropian, me pagesë; S’do ketë më bilance lufte të aksidenteve me vdekje

Të fundit