Flash News

KRYESORE

Rama ironizon të rinjtë që nuk duan të punojnë në ndërtim: E pinë kafen me lekët e babës

Rama ironizon të rinjtë që nuk duan të punojnë në

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës për të inspektuar riparimet dhe restaurimet pas dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Takimin e ka pasqyruar përmes një video në Faceook.

Në një moment kryeministri shihet duke biseduar me një inxhinier, teksa është shprehur se do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja.

Nuk ka munguar as ironia për të rinjtë që nuk duan të punojnë në sektorin e ndërtimit, për të cilët tha se ‘e pinë kafen me lekët e babës’.

“Të gjithë thonë vende pune, vende pune, po vendet e punës që do hapi ndërtimi janë pafund në kuptimin e nevojës.

Ne do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja, vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe këta të rrinë poshtë tek kafja se janë juristë. Dhe e pinë kafen me lekët e babës”, tha Rama.

(Minuta e 6:50)

Të fundit