Flash News

KRYESORE

Rama iu kërkon kryebashkiakëve takime me qytetarët, në 18:30 takon deputetët e Tiranës

Rama iu kërkon kryebashkiakëve takime me qytetarët, në 18:30

Pas takimit me kryebashkiakët në Elbasan, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë menjëherë drejt Tiranës, pasi mësohet se do të zhvillojë një takim me deputetët socialistë të Qarkut të Tiranës. Mbledhja do të zhvillohet në selinë qendrore të PS-së në orën 18:30.

Ndërkaq, nga takimi me kryebashkikët mësohet se në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku kreu i PS-së iu ka dhënë porosi konkrete dhe iu ka kërkuar për t’u takuar sa më shumë me qytetarët për të bindin edhe elektoratin gri.

Kujtojmë se dy ditë më parë, në 1 shtator, Rama mblodhi Grupin Parlamentar të PS-së nga ku u shpreh i bindur për fitimin e mandatit të tretë radhazi dhe kërkoi reflektim nga të tijët. Gjithashtu u mor vendimi dhe për ndryshimin e disa drejtuesve të PS-së në disa qarqe të vendit, të cilat pritet të zyrtarizohen nesër në Asamblenë Kombëtare ku do të zgjidhet dhe kryesia e re e PS-së ku nuk përjashtohen surprizat.

Të fundit