Flash News

KRYESORE

Rama iu përgjigjet kritikëve të Bashës: Marrëveshja e re nuk është humbje për PD

Rama iu përgjigjet kritikëve të Bashës: Marrëveshja e
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar sërish përmes një statusi në Twitter ne lidhje me marrëveshjen e arritur për "Reformën Zgjedhore". Rama është shprehur kundër kritikëve të kreut të PD Lulzim Bashës, të cilët e akuzojnë atë se hoqi dorë nga kauza e tij dhe se nga kjo marrëveshje nuk fitojë asgjë. Kryeministri ka thënë po asht se kauza ishte diçka imagjinare dhe se marrëveshja, dakordësimi i së cilës u arrit dje, është konkrete dhe se marrëveshja për reformën konfirmon se  humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm. Statusi i plotë: Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike! Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve, bashkive është një rikthim në realitet.

Të fundit