Flash News

KRYESORE

Rama izoloi të dielën, KMSH sqaron si do të festohet Fiter Bajrami: Këtë vit falja në xhamia dhe jo në shesh

Rama izoloi të dielën, KMSH sqaron si do të festohet Fiter

Ndërsa kryeministri Edi Rama njoftoi se edhe kjo e diel do të jetë njësoj si ajo e shkuara, kur kanë të drejtë të lëvizin me fasha të caktuara orare vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë nën 14 vjeç deri në 17.30 dhe se të gjitha shërbimet do jenë të mbyllura, bashkë me kufizimin e automjeteve, Komuniteti Mysliman Shqiptar sqaron si do të festohet nesër Fier Bajrami.

Sipas KMSH, namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë, kurse seremonia qendore do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë dhe jo në shesh siç është organizuar zakonisht.

“Të nderuar kolegë përshëndetje! Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.  Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jetë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit nuk do të zhvillohen. Gëzuar Fitër Bajramin!”, njofton KMSH për besimtarët.

Rama ‘izolon’ sërish fundjavën, njoftohet ‘mosbindja’ e parë për faljen e Bajramit

Rama izoloi të dielën, KMSH sqaron si do të festohet Fiter Bajrami: Këtë vit falja në xhamia dhe jo në shesh

Të fundit