Flash News

KRYESORE

Rama: Jemi të zhgënjyer nga Bashkimi Europian, Kosova s’mund të trajtohet si gjysmë shtet

Rama: Jemi të zhgënjyer nga Bashkimi Europian, Kosova s’mund

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish rezerva sa i takon qëndrimit të Bashkimit Europian ndaj Kosovës.

Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së, tha Rama, ndërsa shtoi se ngjarjet si ajo e rastit të Interpolit ishte një shfaqje dekurajuese.

“Sot është dita për ta thënë me forcë se e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete apo shtet në letër të zhveshur. Kjo drejtësi është ajo e të drejtave të njeriut që nuk njeh gjysmë njerëz. Ne i kemi mirëpritur në çdo çast të gjitha dinamikat shumë palëshe apo dy palëshe që çojnë drejt plotësimit të kuadrit gjysmë të plotësuar. Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe të gjitha atyre shteteve që janë në themel të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Dhe ja pse themelimi i forcave të armatosura të Kosovës ishte hapi i duhur dhe domethënës në kuptim të plotësimit të kuadrit të një shteti që nuk mund të konsiderohet nga askush një gjysmë shtet. Ngjarjet si e Interpolit, shfaqje dekurajuese”, deklaroi Rama.

Të fundit