Flash News

KRYESORE

Rama jep detajet si të merret leja për të bërë pazarin, por faqja nuk funksionon

Në komunikimin e radhës të kryeministrit Rama - për masat e reja të marra të qeverisë shqiptarë në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19 në Shqipëri - u bë me dije se nga e hëna, në çdo familje shqiptare do të lejohet vetëm një person në familje të dalë – ME AUTORIZIM.

Ky autorizim mund të merret vetëm në faqen qeveritare e-Albania ose përmes një mesazhi në numrin e telefonit që është vënë në dispozicion: duhet të dërgohet mesazh (pa pagesë) me tekst “leje për dalje” drejt numrit: 55155.

Por prej të paktën tre orësh, është e  pamundur të aksesosh në faqen e e-Albania. Kem provuar gjatë gjithë kësaj kohë, kemi arritur të fusim dhe të dhënat (me shumë vështirësi kur hapej ndonjëherë faqja) dhe binte direkt duke rinisur edhe njëherë nga e para.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni që është e pamundur të hapet faqja.

Të fundit