Flash News

KRYESORE

Rama jep lajmin e mirë për laçianët, sulmon opozitën: Ne nuk jemi si ata, që e kanë të keqen në majë të gjuhës

Rama jep lajmin e mirë për laçianët, sulmon opozitën:

Laçi pritet të ketë ujë pa ndalim pas investimit që po realizohet në rrjetin e ri të ujësjellësit prej 45 km. Lajmin e bën me dije kryeministri Rama, ndërsa shton se “kjo nuk është mrekulli, por thjesht një punë më shumë.”

Ndër të tjera, Rama nuk ka lënë jashtë vëmendjes as opozitën, duke e thumbuar atë me fjalët se “e kanë të keqen në majë të gjuhës”.

 “Tani ata që fjalën e keqe e kanë në majë të gjuhës, sidomos kur shohin ndonjë punë të mirë, le të thonë ç’të duan, por 45 kilometra linjë e re ujësjellësi dhe 24 orë ujë në ditë, ndryshojnë shumë nga një rrjet ndryshku e nga 1 deri 2 orë në ditë ujë në rubinet, prej dekadash të tëra!”.

Sipas Ramës, investimi në Laç është një tjetër rast që e dallon qeverinë e tij nga e kaluara.

Mesazhi i Ramës:

KANTIERI I UJIT në Laç, investimi i parë qysh prej vitit 1981 mbi një infrastrukturë parahistorike të vitit 1965, e cila do të zëvendësohet tërësisht😊

Tani ata që fjalën e keqe e kanë në majë të gjuhës, sidomos kur shohin ndonjë punë të mirë, le të thonë ç’të duan, por 45 kilometra linjë e re ujësjellësi dhe 24 orë ujë në ditë, ndryshojnë shumë nga një rrjet ndryshku e nga 1 deri 2 orë në ditë ujë në rubinet, prej dekadash të tëra! Ndryshojnë pikërisht sepse nuk jemi të gjithë njësoj dhe pikërisht pse qeverisja e sotme nuk është njësoj me të mëparshmet edhe situata e furnizimit me ujë të Laçit, së shpejti nuk do të jetë njësoj. Përkundrazi, do të jetë rrënjësisht e ndryshme, sepse kalvari i ujit edhe në Laç do të mbyllet përfundimisht dhe furnizimi do të jetë papushim.

Nuk është një mrekulli, është thjesht një punë më shumë, nga shumë e shumë punët që vazhdojnë dhe që bëjnë dallimin e madh, çdo ditë, mes Shqipërisë që kishim dhe #ShqipërisëqëDuam🇦🇱☀️

Të fundit