Flash News

KRYESORE

Rama i jep mbështetje publike nismës së Donald Trump, kritika BE-së nga foltorja e OKB-së

Rama i jep mbështetje publike nismës së Donald Trump, kritika

Kryeministri Edi Rama beson se Shqipëria e ka bërë pjesën e saj për çeljen e negociatave dhe tashmë është Brukseli që duhet të bëjë pjesën e tij. Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Rama foli për krizën brenda BE-së, por edhe për nevojën për të vijuar me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.   

“Integrimi evropian qëndron në zemrën e zhvillimit tonë të përgjithshëm, pasi prek çdo qelizë të arkitekturës sonë të zhvillimit. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se është pikëspari angazhimi ynë dhe aftësia jonë për të bërë reformat e nevojshme që do të përcaktojë shpejtësinë që ne do të bëjmë përpara në procesin e anëtarëisimit në BE. Ne duam të masim progresin tonë me rezultate dhe reforma e drejtësisë që po zbatojmë është shembulli i shkëlqyer. Ne presim që partnerët tanë të Bashkimit Europian të bëjnë pjesë e tyre dhe të hapin rrugën drejt çeljes së bisedimeve për anëtarësimin. Ky do të jetë një moment historik, por gjithashtu një inkurajim i fortë për ne që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Ne shpresojmë se në BE, pavarësisht krizës, do të vazhdojnë të besojnë se procesi i integrimit do të mbetet katalizatori më i mirë për të vijuar me zhvillimin”, tha Rama.

Kryeministri Rama i dha mbështetje publike nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për reformimin e OKB-së, në mënyrë që organizata të vijojë të kryej me sukses misionin e saj.

“Më lejoni të përfundoj duke theksuar nevojën që OKB të reformohet në mënyrë që të mbetet e rëndësishme, që të përmbushë synimet e saj, të garantojë zhvillim të qëndrueshëm, të garantojë të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë për brezat e ardhshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo reformë është ajo çfarë ne mund dhe duhet të bëjmë së bashku për të mbështetur përpjekjet për transformimin e vendeve tona. Agjenda e vitit 2030 tregon rrugën e një të ardhme më të mirë, të një të ardhme që duam dhe të ardhmen që fëmijët tanë meritojnë. Ne nuk duhet të dështojmë në këtë angazhim. Shqipëria do të bëjë pjesën e saj dhe do të bashkëpunojë me të gjithë me atë që duan ta bëjnë botën një vend më të mirë për të gjithë ne”, përfundoi fjalimin e tij kryeministri Rama.

Rama në OKB kërkon njohjen e Kosovës: Është rrip sigurimi për stabilitetin e Ballkanit

Hoteli super-luksoz që Edi Rama zgjodhi për të takuar liderin e vetëm gjatë Asamblesë së OKB-së

Të fundit