Flash News

KRYESORE

Rama jep njoftimin e ri për të riatdhesuarit: Nga e hëna nuk do të karantinohen më në hotele

Rama jep njoftimin e ri për të riatdhesuarit: Nga e hëna nuk do

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nga e hëna, personat e riatdhesuar nga vendet e tjera nuk do të karantinohen më në hotele, por nëpër shtëpitë e tyre.

Po ashtu, Rama njoftoi edhe relaksimin e masave pas 18 majit.

“Nga e hëna të riatdhesuarit jo më në hotele, por në shtëpi duke resoektuar rregullat e dosmosdoshme të vetëkarntinimit në bazë të ligjeve të republikës.

Qëllimi ynë është deri në fund të javës që vjen duke parë numrat, të kemi një relaksim të mëtejshmë dhe pas 18 majit të lehtësojmë lëvizjen brenda për brenda, por edhe përtej kufijve. Numrat duhet të na ndihmojnë, në të kundër do na duhet të bëjmë hapa mbrapa”, tha Rama.

Të fundit