Flash News

KRYESORE

Rama jep udhëzimet për Xhafajn: Policët që duhet të largohen, mund të bëjnë një punë tjetër

Rama jep udhëzimet për Xhafajn: Policët që duhet të

Në takimin me drejtuesit e policisë së shtetit, kryeministrit Edi Rama ka dhënë edhe udhëzimet e tij.

Rama tha se duhet të shtohen policet vajza në policinë rrugore pasi sipas tij, perceptimi ka rëndësinë e vet.

Po kështu, kreu i qeverisë tha se ka ende punonjës policie që janë fizikisht të papërshtatshëm për atë detyrë duke shtuar se ata mund të bëjnë një punë tjetër, por jo atë që bëjnë aktualisht.

“Policet vajza në rrugë nuk duhet të pakësohen, duhet të shtohen.

Mosha mesatare në tërësi duhet të ulet.

Dukshëm policit që janë fizikisht të papërshtatshëm për atë detyrë janë pakësuar po ka plotë akoma në rrugë. Tre vjet kohë kemi për të arritur objektivin.

Dhe nuk mund të kemi në rrugë policisë që nuk i shikon në asnjë rrugë të Europës. Mund të bëj një punë tjetër por jo atë punë”, u shpreh ndër të tjerash Rama.

Të fundit