Flash News

KRYESORE

Rama jo në një linjë me Ballën: Do respektojmë frymën e 18-majit për konsensus, bashkëpunim me opozitën

Rama jo në një linjë me Ballën: Do respektojmë

Ditën e sotme u zhvillua një takim dy orësh mes grupit parlamentar të PS-së dhe ministrave të qverisë ‘Rama 2” me në krye kryeministrin.

Mësohet se gjatë takimit, kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka kërkuar që këtë të enjte të mos ketë debat për reformën zgjedhore, mirëpo Rama kërkon dialog me opozitën.

“Të shmangen përlplasjet me opozitën. Do respektojmë frymën  e 18 majit për konsensus”,mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes.

Në orën 11:00 të ditës së sotme pritet të zhvillohet një tjetër takim qeveritar.

Kujtojmë që Partia Demokratike ka kërkuar debat për reformën zgjedhore, mohimi i së cilit u bë shkak i bojkotit të seancës parlamentare nga opozita, të enjten e kaluar.

Të fundit