Flash News

KRYESORE

Rama ju bërtet deputetëve të PS-së: Ku shkoni?

Rama ju bërtet deputetëve të PS-së: Ku shkoni?

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në të bërtitura ndaj deputetëve të Partisë Socialiste. Në momentin që seanca plenare po i drejtohej fundit disa prej deputetëve socialist lëvizën duke tentuar të largoheshin.

Fillimisht reagoi kryeparlamentari Ruçi duke u kërkuar deputetëve që të mos largohen pasi kishte edhe një votim ndërkohë që ndërhyri edhe kryeministri. Ky i fundit u fiksua nga kamerat teksa i bërtiste deputetëve të PS-së.

“Ku shkoni? Ku vete?”, ishin fjalët me të cilat kreu i qeverisë ju drejtua deputetëve.

Të fundit