Flash News

KRYESORE

Rama ju rikthehet ish-miqve të dikurshëm, vijon me bojkotin e Fevziut dhe Ballës

Rama ju rikthehet ish-miqve të dikurshëm, vijon me bojkotin e Fevziut

Kryeministri Edi Rama do të jetë mbrëmjen e së enjtes në studion e gazetarit Artur Zheji. Stafi i Zhejit ka botuar temat kryesore të bisedës së nesërme që do të zhvillohet në Ora News.

Por ajo që bën më tepër përshtypje është se mesa duket Rama ka vendosur t’u rikthehet miqve të dikurshëm. Rama dhe Zheji kanë qenë miq dikur mes tyre por prej vitesh gazetari është kthyer në një prej kundërshtarëve më të ashpër të kryeministrit. Në të nëjtën mënyrë Rama veproi edhe me Arjan Çanin. Për vite ishin miq së bashku dhe më pas erdhi ndarja e madhe. Pas shumë vitesh që Çani kritikonte Ramën ky i fundit vendosi t’i rikthehej në emision, madje brenda një harku të shkurtër ka qenë dy herë i ftuar në “Zonë e Lirë”.

Nga ana tjetër, kreyministri Edi Rama po vijon të bojkotojë dy studiot e njohura, ‘Opinion’ dhe ‘Top Story’. Që pas nisjes së mandatit të dytë qeverisës Rama është shfaqur në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ‘Studio e hapur’ dhe nesër tek ‘360 gradë’.

Të fundit