Flash News

KRYESORE

Rama ka një argument të fortë për Metën: Zgjedhjet do bëhen, po më dalin njerëzit në vapë

Rama ka një argument të fortë për Metën: Zgjedhjet do

Kryeministri Edi Rama e ka një argument të fortë për presidentin Ilir Meta sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor. Nga Patosi ai e ripërsëriti se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën e paracaktuar, ndërsa kundërshtoi shqetësimin e presidentit se vendi do të shkojë në konflikt civil.

“Të gjithë këta, por Meta më shumë, i fryn konfliktit civil, kthimi i 1997, dhe thotë se është shumë i shqetësuar deri në pikën që në mes të fushatës ndërhyri duke fshirë firmën e tij me firmën e tij, një marrëzi, por gjithë shqiptarët e kuptojnë…

Nëse është vërtetë i shqetësuar, atëherë le t’i thotë Monikës të qetësohet, t’i thotë Saliut të qetësojë Lulin, dhe nuk ka njeri që del më në rrugë, është kaq e thjeshtë.

Zgjedhjet do të bëhen. Ça arsye kam unë të bredh gjithë Shqipërinë për të bërë këtë fushatë, dhe të dalin kaq shumë njerëz në mes të vapës kudo që shkoj unë, kur në qeveri kemi gjithë ato punë për të bërë, mbështetjen nga parlamenti i shumicës sonë e kemi të plotë, 75 % të nivelit qendrorë e kemi ne, atëherë ku është problemi për t’i shtyrë zgjedhjet?”, tha Rama nga Patosi.

Të fundit