Flash News

KRYESORE

Rama: Ka politikanë që duan të drejtojnë Ballkanin, pse nuk jap mend si duhet të qeveriset Kosova

Rama: Ka politikanë që duan të drejtojnë Ballkanin, pse nuk

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë faktin se vizita e tij dy-ditore në Kosovë pak ditë më parë ishte për nxitjen e unifikimit të klasës politike atje pas ngritjes së aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.

Sipas Ramës, edhe pse ka politikanë që duan të drejtojnë Ballkanin, por tha se nuk është aq i zgjuar sa të japë mend si qeveriset Kosova.

“E di që ka politikane e udhëheqës që duan të drejtojnë Ballkanin , ndërsa kanë përgjegjësin të drejtojnë vetëm partine e tyre në funksion të marrjes së qeverisë nuk jam ndër ata.

Nuk kam asnjë të drejtë dhe nuk marr përsipër në asnjë mënyrë që tju tregoj miqve vellëzerve ne Kosovë se çfarë duhet të bëjnë për atë që është detyra e tyre në administrim e jetës politike.

Nuk mendoj se jam aq i zgjuar se nga Tirana të jap mend si qeveriset Kosova dhe pse duhet ta pranoj se ka në hapësirën shqiptare ka shumë individë që kanë zgjuarsie supreme që mund të drejtojnë edhe botën nëse do kishin disponibilutretin e dëgjimit nga liderët botëror.

Është e drejta e tyre, për më tepër të bëj komente në këtë drejtim. Komentoj veprime të caktuara kur lidhen me interesat strategjike të shqiptarëve”, tha Rama.

Të fundit