Flash News

KRYESORE

Rama: Ka shumë hije në transaksionet nga biznesi në biznes, së shpejti nis fiskalizimi

Rama: Ka shumë hije në transaksionet nga biznesi në biznes,

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të dyshimtë procesin e transaksioneve nga biznesi në biznes në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij një forumi ekonomik në Tiranë përmes bashkëpunimit mes sektorit publik e atij privat, Rama paralajmëroi se së shpejti nis edhe procesi i fiskalizimit që sipas tij do të ulë nivelin e korrupsionit.

“Programi i fiskalizimit nis zbatimin së shpejti dhe do sjellë rezultate brenda këtij viti, transaksionet të kryhen në internet dhe të jenë transparent.

Në sistemin tonë s’kemi transprance për transaksionet nga biznesi në biznes, kemi vetëm një raport brenda 24 nga biznesi dhe klientët.

Pra ka shumë hije në këtë veprimtari. Me fiskalizimin do shohim veprimtaritë në internet që do jetë nën monitorimin e administratës fiskale. Kjo do sigurojë transprancë dhe të parandalojë një mase nga administrata. Fiskalizimi do të ulë korrupsionin.

Cdo produkt që hyn në treg do gjurmohet, cdo pikë karburanti që blihet do gjurmohet.

Sulm të madh kundër krimit të organizuar duke i kërkuar cdo personi të dënuar të provojë që asetet që ka vijnë nga biznese legjitime, ndryshe do të konfiskohen.

Te biesh i ligjshëm do u themi se kemi shumë për të bërë, për përmirësimi dhe ti besojë vendit, ndërsa të paligjshmi do i themi thjeshtë se ky nuk është vendi i tyre dhe do u duhet të kalojnë vështirësi për të mbijetuar. Të gjitha këto gjëra negative që kanë bërë duke u infiltruar në shoqëri, biznes, administratë, politikë ka marrë fund”, tha Rama.

Ai shtoi se brenda këtij viti do të kemi 95 % të shërbimeve online.

“Kemi nevojë për shumë investimeve të huaj, por kemi progres duke iu referuar shifrave. Duhet përmirësojmë klimën e biznesit, sjellën e kapacitetit të administratës sonë, kemi nevojë specifike për të përmirësuar administratën që lidhet me veprimtaritë e biznesit.

Jam optimist se gjatë këtij viti do kemi rezultate të qenësishme, me digjitalizimin e shërbimeve për të lehtësuar komunikimin e qytetarëve me administratën. Brenda 2020  do të kemi 95 % të shërbimeve online.

Personat që merren me biznese nuk kanë nevojë të shkojnë në zyra për shërbime, licenca, certifikatat, pasi gjithçka të dorëzohen me internet.

Për shkeljet e afateve ligjore do ketë gjobë, drejtorë a shef shërbimi në atë zyrë do paguajnë nga xhepi për çdo vonesë që i shkaktohet një shoqërie a personi që kërkon një dokument”, tha kryeministri.

Të fundit