Flash News

KRYESORE

Rama kapet sërish me Neritan Cekën: Goxha burrë ishte çmendur, mallkonte si ta kishte pickuar gjarpri

Rama kapet sërish me Neritan Cekën: Goxha burrë ishte

Kryeministri Edi Rama u ndal sërish te deklarata e Neritan Cekës, ish kreu i Aleancës Demokratike, i cili pak ditë më parë shpërtheu me mallkime ndaj atyre që votojnë në 30 qershor.

Sot, nga një takim elektoral në Malqi, Rama e ironizoi sërish duke u nisur jo vetëm nga formimi i tij si profesor, por edhe nga mosha.

“Ishte çmendur Neritan Ceka, goxha burrë, 75 -80 vjeç mallkonte sikur e kishte pickuar gjarpri, sikur ishte ndonjë i përjashtuar nga sekt fetar se e zuri hirra”, tha Rama me ironi.

Ndërsa dje, Rama e përmendi në një tjetër takim në Kolonjë kur tha se :Neritanin e kishte zënë tartakuti që mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën në filxhanin e Monikës, 70 e kusur vjeç, dukej sikur kishte dalë xhindi nga filxhani”.

Shtyrja e 30 qershorit, Rama: Duket si rruga më e mençur; Saliu, Iliri, Luli e Mona i besojnë filxhanit, jo Kushtetutës

Të fundit