Flash News

KRYESORE

Rama karshillik SHBA; deputetin ‘non-grata’ në Amerikë e bën aleat strategjik të PS

“Tom Doshi është aleat strategjik i Partisë Socialistë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga qyteti i Shkodrës për deputetin Doshi, që aktualisht përfaqëson Partinë Social Demokrate, e regjistruar në KQZ për zgjedhjet vendore.

Doshi është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptarë qe eshte shpallur ‘non-grata’ nga DASH në 2016-ën me argumentin se "është i përfshirë në afera korruptive dhe në dhunimin e të drejtave të njeriut".

Më këtë qëndrim, kryeministri bëri gjithashtu ‘prapa-kthehu’ me Doshin, që u përjashtua nga PS në Mars të 2015 për shkak të përfshirjes së tij në një skandal, ku pretendonte se Ilir Meta kishte tentuar ta vriste, sipas Durim Bamit.

Të fundit