Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Rama këmbëngul për zgjedhje pa opozitën: 30 qershori ndan përfundimisht Shqipërinë nga e shkuara
Kryeministri Edi Rama shprehet se zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën, do të jenë historike për vendin, aq sa do të përcaktojnë rrugën e vendit në 30 vitet e ardhshme.
Në takimin me simpatizantët e PS në Divjakë, Rama, duke iu referuar presidentit Ilir Meta, u shpreh se ai ka shkelur kushtetutën.
“Nuk do shkojmë thjesht për te zgjedhur kryetaret e bashkive dhe këshillat bashkiak, por për shkak të atij plani destruktiv në dem të Shqipërisë, populli duhet të vendos ndarjen me 30 vitet e shkuara me 30 vitet e ardhshme. Askush nuk mund të marrë përsipër të zhbëjë kushtetutën. Në 30 qershor popullit duhet tu japë mësim atyre që janë mësuar keq”, deklaroi Rama.
Në fund, ai pranoi se PS ka bërë gabime gjatë qeverisjes 6 vjeçare porse “më të mirë se ne nuk ka”.