Flash News

KRYESORE

Rama këmbëngul se Eurobondi ishte sukses kuptimplotë, replikë edhe për Tabakun: Përmbahu, se akuzat e fyrjet nuk janë argument

Kryeministri Rama i është përgjigjur ish deputetes Jorida Tabaku për eurobondin e qeverisë, e cila tha se është një borxh, që si borxhet e mëparshme qeverisw do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, e që nuk kanë lidhje me interesin publik.

Ndërsa në një reagim në twitter, Rama thotë sërish se eurobondi ishte një sukses kuptimplotë dhe i drejtohet Tabakut se akuzat e fyerjet s’janw argument.

“Doni s'doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s'doni.

Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t'u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës...”, shkruan Rama.

Të fundit