Flash News

KRYESORE

Rama ‘kërcënoi’ Gjiknurin për Tiranë-Elbasan, por një tjetër rrugë ‘i ka mbetur rrugëve’

Rama ‘kërcënoi’ Gjiknurin për Tiranë-Elbasan,

‘Rrugë të lëna rrugëve’, ishte refreni i përdorur nga Rama duke ju referuar investimeve në infrastrukturë të bëra nga qeveria e demokratëve. Por edhe pse po hynë në vitin e 5 të qeverisjes, Rama jo vetëm që nuk ka realizuar asnjë investim sa i takon infrastrukturës rrugore, por nuk kanë përfunduar punimet as tek ato segmente të cilat ishin nisur më herët.

Pasditen e sotme, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Elbasan Rama paralajmëroi ministri Damian Gjiknuri për përfundimin brenda vitit të rrugës Tiranë-Elbasan. ‘O ta mbarojë, o të mbarojë’, tha Rama duke ju referuar ministrit. Rruga në fjalë duhet të kishte përfunduar vite më parë por zvarritja e punimeve ka bërë që segmenti në fjalë të jetë ende i pa përfunduar.

Por teksa premtoi përfundimi e Tiranë-Elbasan brenda 2018-ës, kur në fakt duhet ta kishte mbyllur vite më parë, një tjetër rrugë, këtë radhë e nisur nga qeveria aktuale ‘ka mbetur rrugëve’.

Bëhet fjalë për rrugën që lidh fshatrat e Vlorës. Punimet në lotin e parë të saj kanë nisur prej disa muajsh por tashmë janë ndërprerë pasi prokuroria ka nis hetimet për kompaninë që fitoi tenderin për lotin e parë si dhe për firmat nënkontraktore pasi dyshohen për shfrytëzim të paligjshëm të basenit të lumit Vjosë.

Kjo ka bërë që punimet të pezullohen dhe kompania që po kryente punimet të tërheq nga terreni mjetet.

Të fundit