Flash News

KRYESORE

Rama kërcënon administratën në Skrapar: Do ikin nga puna që në 1 korrik

Rama kërcënon administratën në Skrapar: Do ikin nga puna

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në prezantimin e kandidatit të PS-së për bashkinë e Skraparit, Adriatik Mema, se do të bëjë largime punonjësish në administratë.

“Kush ka kontribuar dhe kontribuon në bashkitë e vendit për arsye të zotësisë, aftësisë, e përkushtimit nuk duhet të ketë asnjë dyshim se jo vetëm që nuk do të hiqet nga puna, por do të vlerësohet edhe më mirë për punën që bën. Kushdo tjetër që e di edhe vete që është si mbushës i topit të një partie apo tjetër do largohet që në datën 1 korrik, në kuptimin simbolik se duhet kohë e caktuar për të formalizuar gjithë procesin”- tha Rama, i cili duket se vetë e ka gjetur një arsye për të bërë ndryshime rrënjësore në një bashki që partia e tij nuk ka arritur ta fitojë.

Të fundit