Flash News

KRYESORE

Rama kërkoi mandatin e tretë, reagon Paloka: Asnjë shans, ke dy mundësi për tu larguar

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Ramës në Kongresin e Partisë Socialiste, i cili shprehu interes për një mandat të tretë.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan se kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë, pasi shqiptarët presin sa më parë largimin e tij nga qeveria.

Për Palokën, e vetmja gjë për të cilën Rama mund të vendosë është të largohet tani ose “si Gadafi”.

“Kerkon 800 mije vota dhe mandat te trete...!

Kryeministri me i urryer , te cilin shqiptaret mezi po presin ta qerrojne nje ore e me pare, kercenon se do te tentoje nje mandat te trete.

Asnje shans nuk ka te pengoje rrotacionin! Asnje makinacion nuk e ndal me largimin e Rames nga pushteti.

E vetmja gje per te cilen Rama mund te marre vendim tani , eshte ne se do pranoje te largohet me vote apo si Gadafi. Kjo zgjedhje eshte ne dore te tij sepse shqiptaret e kane marre tashme vendimin e tyre. Shume prej tyre ne fakt do preferonin qe Rama te bente zgjedhjen e dyte; nje fund si Gadafi...!”, shkruan Paloka.

Të fundit