Flash News

KRYESORE

Rama kërkon 40 njerëz të zakonshëm, me aftësi të jashtëzakonshme …

Rama kërkon 40 njerëz të zakonshëm, me aftësi të

Kryeministri Rama kalon me lehtësi nga një gjendje në tjetrën, nga një çudi në tjetrën. Pasi shkarkon me një fjalë goje, “live”, të gjithë drejtorët, pasi u bën atyre edhe  gjyqyn qytetar, më vonë fton qytetarët e zakonshëm, që të bëhen pjesë e ekipit të tij që do qeverisë “ndryshe” për katër vjet. Ai kërkon njerëz të zakonshëm nga turma, ata që kanë shkollë të lartë e, mbi të gjitha, “përkushtim”. Nuk ka ditë që të mos hedhë shashka, tymse, për “bashkëqeverisjen”, për njerëz me cilësi të jashtëzakonshme, “pa parti”, hedh pika, orinetimi, 10 pika, 50 pika, 100 emra…, fjalë, fjalë “vetëm  fjalë imzot!”.

Sot mbasdite, si e shau sistemin e shëndetësisë” së ministrit të tij, Beqja, të cilit e mbajti për katër vjet dhe që e çoi në pikën më të ulët të shërbimit e besimit, dhe në pikën më të lartë të përfitimit e korrupsionit,  shkroi në FB se kërkon njerëz të zakonshëm për bashkëqeverisje.  Dhe, sipas Ramës, “kjo platformë do të jetë hapësira publike e krijimit dhe organizimit të koalicionit tonë të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm”. Kryeministri do të aktivizojë 40 persona të zgjedhur dhe, dhëntë Zoti, ata nuk do të jenë nesër, 40 hajdutët që i shkojnë pas Ali Babës…

Ja një pjesë e postimit të tij:

“ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES

[email protected]

është adresa ku mund të aplikojë për t'u testuar në konkursin e organizuar për këtë qëllim, çdo vajzë apo djalë, me shkollë të lartë natyrisht dhe përkushtim qytetar, që dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së Platformës online të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm #përShqipërinëqëDuam✌️🇦🇱🇪🇺 me #Shtet💪 #Punë👍 #Mirēqenie😊….

Kjo zyrë, ku do të aktivizohen rreth 40 personat e përzgjedhur nga ky konkurs, do të jetë ura lidhëse mes qeverisë dhe anëtarëve të koalicionit të madh qeverisës...”

Në fund Rama paralajmëron aplikuesit: “Dhe ah, se për pak harrova, parimi elementar i këtij konkursi: Kujdes! Kush fut mik e ha!”

Të fundit