Flash News

KRYESORE

Rama kërkon aleatë në Lindje, të mërkurën në Varshavë për forumin biznesit Poloni-Shqipëri

Rama kërkon aleatë në Lindje, të mërkurën në

Kryeministri Edi Rama është duke kërkuar aleatë në Lindje për të financuar projektet strategjike në Shqipëri. Të mërkurën e javës së ardhshme ai do të jetë në Varshavë, ku së bashku me homologen Beata Szydlo, do të marrin pjesë në forumin e biznesit Poloni-Shqipëri.

Rama do të jetë i shoqëruar nga biznesmenë të sektorit të bujqësisë, blegtorisë, industrisë ushqimore, turizmit dhe tekstileve. Forumi do të ketë në fokus prezantimin e Shqipërisë te biznesmenët polakë, të interesuar për investime në fushën e hidrocentraleve, infrastrukturës, minierave, bujqësisë dhe turizmit.

Që kur ka fituar mandatin e dytë për të qeverisur Shqipërinë, Rama ka zhvilluar dy takime bilaterale në Itali dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por mungesa e investimeve nga shtetet Perëndimore e ka detyruar kryeministrin të hedh shikimin nga Lindja. Ambasadorët e shteteve perëndimore të BE-së dhe ata të SHBA-së e Kanadasë, përsërisin gjithnjë mungesën e sundimit të ligjit dhe pronësinë e tokës si dy problemet madhore që mbajnë larg Shqipërisë investitorët e vendeve të tyre. 

Të fundit