Flash News

KRYESORE

Rama kërkon ‘kufizimin’ e lirive: Shqipëria në 'fatkeqësi natyrore' deri në 23 qershor

Rama kërkon ‘kufizimin’ e lirive: Shqipëria në

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria që ai drejton, do t`i kërkojnë Kuvendit të miratojë shtyrejn e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri në datën 23 qershor. Ky vendim i Qeverisë zbardhet vetëm pak pasi në vendin tonë ka nisur lehtësimi i masave kufizuese.

“Referuar neneve 100 dhe 174, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “d”, të nenit 18, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi që të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.6.2020’”, thuhet në vendim.

Me shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, kërkesë e opozitës që prej nisjes së epidemsië, qytetarëve shqiptarë u janë kufizuar disa liri themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë. Tashmë, këto liri për qytetarët shqiptarë do të jenë të kufizuara deri në datën 23 qershor.

Të fundit