Flash News

KRYESORE

Rama kërkon mirëkuptim për oraret e lëvizjes: Gjyshërit tanë dolën në luftë, ju kërkoj të luftoni duke ndenjur në kolltuk

Rama kërkon mirëkuptim për oraret e lëvizjes: Gjyshërit

Kryeministi Rama, gjatë komunikimit të përditshëm live në Facebook, sot u ndal te orari i ri i lëvizjes së qytetarëve.

Edhe një herë kryeministri sqaroi se tani lëvizja do të zhvillohet nga ora 5 e mëngjesit deri në 13 të drekës. Ai u ndal tek ankesat e qytetarëve për fashat e reja të orarit dhe ju bëri thirrje të lenë mënjanë ankesat pasi ju kërkohet thjesht të qëndrojnë në shtëpi.

Nuk duam as lëvdata as medalje. Por  në këtë kohë të mallkuar duhet solidaritet. Që nga mjekët e infermierët, deri tek ushtarakët e punonjësit që po ndihmojnë më të dobëtit

Se kuptoj se c’ lidhje kanë oraret që ju ankoheni. Mjaftojnë për të bërë pazaret e nevojshme. Na qëlloi të bëjmë një luftë jo si gjyshërit tanë po duke ndenjur në kolltuk e duke parë televizor. Secili të bëhet ushtar në frontin e vet. Përshtatuni me orarin e ri”, tha Rama.

Ai u ndal edhe tek lajmi që rezultoi i rremë, i videos të publikuar për të cilin tha se vjen nga Spanja, duke kërkuar ndjesë për herë të dytë se ra pre e lajmit fals.

“Kërkon ndjesë për së dyti. Më falni që rashë pre e lajmit jo të saktë, por qëllimi i postimit të asaj videoje nuk ndryshon, pra nëse nuk binden njerëzit policia do marrë masa drastike”, tha Rama.

;

Të fundit