Flash News

KRYESORE

Rama kërkon mos t'i japë rëndësi Kryemadhit, gjesti shpërfillës që bëri kur kryetarja e LSI mori fjalën në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka shpërfillur Monika Kryemadhin, kur kjo e fundit mori fjalën në Kuvendin e Shqipërisë. Rama vendosi menjëherë kufjet ne vesh sapo Kryemadhi nisi të fliste nga foltorja, madje gjatë gjithë kohës e ka mbajtur kokën ulur te celulari si për të treguar rëndësinë e vogël që kanë ato që thotë kryetarja e LSI-së.

Monika Kryemadhi ka qenë gjithnjë zëri më kritik brenda LSI-së ndaj kryeministrit Rama, edhe kur qeverisën vendin së bashku, e kjo duhet të jetë arsyeja përse ai nuk dëshiron t’i dëgjojë ato që deputetja ka për të thënë.

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Ne nuk kemi parë gjë akoma, por dhe ti s’ke parë gjë akoma

Të fundit