Flash News

KRYESORE

Rama kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve: Opozita të mos përdorë politikisht mos-çeljen e negociatave

Rama kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve: Opozita të

Kryeministri Edi Rama shprehet se çelja e negociatave për Shqipërinë varet nga rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Sipas tij, është viti i duhur vendet anëtare të marrin një vendim pozitiv, pas dy refuzimeve të mëparshme.

Në fjalimin e tij në ‘Javën e Europës’, kryeministri pati edhe një kërkesë për ambasadorët e huaj të akredituar në vendin tonë, që të mos lejojnë që loja me negociatat të kthehet në një lojë me zjarrin në vendin tonë, duke nenkuptuar qe te mos perdoren si 'kale beteje' nga opozita.

“Duhet të presim ditën, përfundimin e zgjedhjeve europiane dhe në çfarë pozicioni gjenden vendet anëtare në raport me këtë nevojë tonën. Aq e vërtetë është kjo saqë KE vendosi ta nxjerrë raportin si asnjëherë tjetër në 25 maj. Se lidhet me Shqipërinë? Jo. Po që mos bëhej fushatë me shqiptarët, sikur e kanë pasur më parë bullgarët. Askush nuk e di çfarë do të vendoset në qershor, por jam i bindur që ky është viti që të gjitha rrethanat do të jenë aty dhe do të jenë aty për të çelur negociatat. Të gjithë ambasadorëve ju them bëni atë që mundeni, që të mos lejoni që loja me negociatat të kthehet në një lojë me zjarrin në vendin tonë, këtë shqiptarët dhe Shqipëria nuk e meritojnë. Vendet tuaja kanë në dorë që të hapen negociatat, që për arsye politike një palë apo një tjetër të marrin peng publikuan dhe të shfrytëzojnë vështirësitë për hapjen e negociatave si benzine për zjarrin e betejës politike”, është shprehur Edi Rama.

Të fundit