Flash News

KRYESORE

‘Rama kërkon të mbajë pushtetin e sundimtarit’, Gjata: Pse Meta ka të drejtë të shpërndajë parlamentin

‘Rama kërkon të mbajë pushtetin e sundimtarit’,

Sekretari për çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në studion e “ABC News”, është ndalur te paralajmërimi i Presidentit gjatë tubimit të djeshëm për shpërndarjen e Parlamentit.

Gjata tha se ka argumenta që i japin të drejtë presidentit.

Ai u shpreh se shpërndarja e Parlamentit është Kushtetuese dhe shtoi se kriza politike në vend është tregues se vendi po shkon në humnerë.

Për Gjatën, kryeministri Rama kërkon të mbajë pushtetin e sundimtarit.

“Shpërndarja e Parlamentit është Kushtetuese. Ka shumë elementë që mund ti japin të drejtën Presidentit ta shpërndajë.

Kur ka kriza politike zgjidhjet janë politike. Rama është gati ti çojë njerëzit në humnerë. A mund të vazhdojë ky Parlament me 120 deputetë?Çdo qytetar ka të drejtë ta interpretoje si të dijë ai, përplasjet e interpretimeve shkojnë në Gjykatën e Lartë.

Është porta e fundit se kush do të mbajë pushtetin e sundimtarit dhe Edi Rama kërkon të mbajë pushtetin e sundimtarit”, tha Gjata.

Të fundit