Flash News

KRYESORE

Rama kërkon timonin e qeverisjes, Kryemadhi i përgjigjet ashpër: Ka për t’i ngelur vetëm koka e marshit

Rama kërkon timonin e qeverisjes, Kryemadhi i përgjigjet ashpër:

Nga Mirdita ku zhvilloi një takim me simpatizantët, Monika Kryemadhi ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Rama, i cili vijon që të ketë si kryefjalë të fushatës së tij kërkesën për një mandat të plotë për të qeverisur pa partitë e vogla, të cilat i ka cilësuar si ‘kancer’ të administratës.

Monika Kryemadhi u shpreh se Rama kërkon timonin i vetëm, por në fakt ka për të marrë kokën e marshit, pasi autobusi është i LSI. “Kam dëgjuar Edi Ramën që do timonin. Do të jetë shofer i vetëm, por ai harron se autobusi është i LSI­së, dhe vetëm koka e marshit ka për t’i ngelur”, tha Kryemadhi.

Dy javë para datës së zgjedhjeve atmosfera nga dita në ditë nxehet, teksa sot Rama dhe Basha sulmuan LSI duke deklaruar “Të shtypim me votë shushunjën”.

Të fundit