Flash News

KRYESORE

Rama këshillon të huajt: Kujdes, kjo është e vetmja mënyrë si mund t’ju vjedhin në Tiranë

Rama këshillon të huajt: Kujdes, kjo është e vetmja

Kryeministri Edi Rama është ndalur te mikpritja si vlera që ka dalluar shqiptarët.

Pasi ndau një histori me një zyrtar të lartë të BE gjatë vizitës në Tiranë, Rama ka këshilluar të huajt që të vizitojnë Shqipërinë pa frikë, pasi i vetmi vend ku sipas tij të huajt mund të bien pre e vjedhjeve janë faturat e telefonave në hotelet ndërkombëtare.

“Shumë prej jush që kanë ardhur në Tiranë e ndoshta kishit dyshime, madje do mendonin e do ju merrnin peng që në aeroport, ose do ju vidhnin rrugës për në Tiranë, por një këshillë nga unë. I vetmi vend ose mënyra si mund të të vjedhin një të huaj në Tiranë është në faturat e telefonave të hoteleve ndërkombëtare. Ju tarifojnë sic nuk ju ka shkuar mendja dhe më pas fshihen me steriotipin në Shqipëri”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura të sallë.

Të fundit