Flash News

KRYESORE

Rama: Koalicionet janë bashkim forcash me një logo. Ky është ligj për ata që kanë vota, jo për Ralf Gjonin

Rama: Koalicionet janë bashkim forcash me një logo. Ky është

Kryeministri Rama i ka mëshuar edhe njëherë fjalës së tij për miratimin e Kodit Zgjedhor.

Sipas Ramës, koalicionet nuk mund të jenë kope speciesh të  ndryshme, por bashkim forcash me një logo.

“Koalicionet s’mund të jenë kope speciesh të ndryshme që dalin nga drejtime të ndryshme. Janë bashkim forcash me një logo, jo koalicion që hyp në tren dhe çdo vagon drejtim tjetër. Sepse kap ça të kapësh, dhe vagonët turru kë të kapësh”, tha ai.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se ky është ligj për ata që kanë vota ,jo për Ralf Gjonin.

Fjala e plotë:

Koalicionet s’mund të jenë kope speciesh të ndryshme që dalin nga drejtime të ndryshme. Janë bashkim forcash me një logo, jo koalicion që hyp në tren dhe çdo vagon drejtim tjetër. Sepse kap ça të kapësh, dhe vagonët turru kë të kapësh.

Kush është kandidati për kryeministër,  kush është skuadër. Por jo koalicion dil nga ferra ma hidh mua, të kap atë tjetrin. Nuk do ekzistojnë për t’i varrosur njëherë e përgjithmonë. Listat e hapura, çdo deputet duhet të mbledhë votat, se vjen tjetri i thotë hap krahun.

S’ka më kooperativa socialiste e bashkuar bujqësore dhe mendon partia për mua. Dhe ata poshtë që thonë kooperativa e ka bërë planin, mbush sheshin sa të vijë kryetari.

I erdhi tjetri nga poshtë më shumë hap krahun thotë. S’mund të bëjmë ligj për Ralfin. E dua shumë. Ky është ligj për ata që kanë vota. Jo për ata hidh grepin.

Notar që futen poshtë varkës së peshkimit dhe dalin me komardare nuk ka. Sport që do ndalohet. Me gjithë komardare, kanoe e gjithë shtanga për Monikën, Saliun dhe Ilirin.”- tha Rama.

Të fundit