Flash News

KRYESORE

Rama komenton nga Brukseli marrëveshjen me PD: I dhamë mundësinë që të ketë sytë brenda qeverisë

Rama komenton nga Brukseli marrëveshjen me PD: I dhamë

Pas darkës informale qw zhvilloi nw Bruksel me Federica Mogherinin dhe homologët nga Ballkani, kryeministri Edi Rama u shpreh se, ishte një darkë informale për të diskutuar mbi takimin e ardhshëm në Trieste, si dhe mbi perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kuptohet duke diskutuar hapur edhe çështje të caktuara që kanë interes reciprok dhe që duhet të shihen si të tilla.

Rama theksoi se, “nuk kemi diskutuar për çështje të brendshme, thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë europiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe Komisioni Europian që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave në Bashkimin Europian”.

Lidhur me zgjedhjet dhe standartet e tyre, Rama u shpreh se, “nuk jam më unë që duhet t’i garantoj zgjedhjet. Tani të gjithë sëbashku duhet të bëjmë çmos që zgjedhjet të jenë vërtetë një vijë ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ajo që unë kam bërë e jam shumë krenar, ajo që Partia Socialiste ka bërë, duke qenë një forcë udhëheqëse në qeveri, është që duke i dhënë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë e të mund të shohë nga brenda raportin mes imagjinatës e të vërtetës, të na japë mundësinë si vend e si popull që më në fund të ndahemi nga historia e shëmtuar e zgjedhjeve të kontestuara me dhe pa të drejtë, pavarësisht se si në të vërtetë ka qenë vullneti i popullit”.

I pyetur për atë që iu ofrua gjatë darkës, Rama theksoi se, “Ajo që unë ju them me bindje është që ne jemi të dëshiruar dhe të vendosur që ta çojmë përpara këtë proces nga ana jonë, duke bërë detyrat tona, sepse në fund fare, gjëja që duhet të kuptojmë të gjithë është që ne nuk e shohim integrimin europian si një udhëtim turistik për të shkuar diku. Ne e shohim si një proces për të bërë një Shqipëri europiane, me shtet, me punë, me mirëqenie, një Shqipëri të denjë për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane. Natyrisht që nuk mjafton vetëm ajo që bëjmë ne, sepse nga ana tjetër duhet që të gjejmë të njëjtin vullnet e të njëjtën gatishmëri në Europën e bashkuar. Shpresojmë shumë që pas zgjedhjeve në Gjermani gjërat do të jenë shumë më të qarta e Shqipëria do të hapi negociatat në fund të këtij viti, falë dhe marrëveshjes që ne kemi bërë në Shqipëri, falë dhe zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë dot të kontestuara, siç kanë qenë në të shkuarën, falë dhe angazhimit të marrë që qeveria dhe opozita, pavarësisht kush është në qeveri e kush është në opozitë, do të ndajnë qartësisht axhendën e debatit të brendshëm, e mosdakordësive të brendshme, po të doni dhe të konfliktit të brendshëm në momente të caktuara, me axhendën kombëtarë të integrimit europian”.

Të fundit