Flash News

KRYESORE

Rama komenton për herë të parë largimin e Blushit nga politika, shton zërat për emërimin e ish-deputetit në krye të ‘Top Channel’

Rama komenton për herë të parë largimin e Blushit nga

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë largimin nga politika të ish-kolegut të tij në PS, Ben Blushi. Në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Rama tha se në këtë rast shpreson që të fitojë gazetaria, duke i dhënë zë një lajmi të pakonfirmuar ende se Blushi mund të jetë drejtori i ri i Informacionit në ‘Top Channel’, pasi përpara se të bëhej pjesë e politikës ka drejtuar gazetën ‘Koha Jonë’.

Rama u shpreh se Blushi ka shumë dhunti me të cilat mund të bëjë më shumë në fusha të tjera, nga çfarë arriti të bëjë në politikë.

“Shpresa është që të fitojë gazetaria. Të fitojë letërsia. Ben Blushi është një njeri që ka dhunti të mjaftueshme dhe politikën nuk e ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë. Kështu që politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, ndërsa fushat e tjera mund të fitojnë gjëra të mëdha. Mund të bëj më shumë dhe i uroj të bëjë më shumë se ç’mundi të bënte me politikën”, tha Rama.

Të fundit