Flash News

KRYESORE

Rama komenton shprehjen e Tahirit: E njoh mirë, që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, ndodh shpesh

Rama komenton shprehjen e Tahirit: E njoh mirë, që unë të

Kryeministri Edi Rama ka komentuar batutën që Saimir Tahiri përmendi ditën e sotme janë Kuvendit, një batutë që e ka përmendur edhe vetë Rama pak vite më parë, ‘s’ka bir nënë dhe bir k**ve....”.

Rama tha se Tahiri është i lirë të përdorë batutat që dëshiron ndërsa e cilësoi si një gjë normale faktin që dikush që është rritur nën hijen e tij ti përdorë ato.

Kreu i qeverisë mohoi se ajo batutë ishte një lloj kërcënimi për të.

“Që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time në një farë kuptimi ndodh shpesh.

Është i lirë të bëjë batutat që dëshiron.

Është për të qeshur ajo që thonë se Saimir Thairi më bën mua presion.

Unë nuk besoj që ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht me ne dhe me vetë atë.

Unë e njoh mirë dhe e di si funksionon, nuk është njeriut që përdor metoda që ata që i komentojnë i përdorin”, deklaroi Rama në ‘real Story’.

Të fundit