Flash News

KRYESORE

Rama konfirmon tensionin me Ditmir Bushatin: Ka lëvizur nga fusha për t’u ulur në stol

Rama konfirmon tensionin me Ditmir Bushatin: Ka lëvizur nga fusha për

Kryeministri Edi Rama ka pranuar sot tensionin që ekziston në marrëdhënien e tij me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Rama theksoi se Bushati është nervoz, por gjithsesi vijon të jetë pjesë e skuadrës edhe pse ka dalë nga fusha për t’u ulur në stol.

“S’ka problem, është nervoz. Jemi pjesë e skuadrës. Po flas për lojtarë të rëndësishëm, që lëvizin nga fusha në stol. Ka momente irritimi”, theksoi Rama në emisionin ‘Real Story’.

Rama komentoi edhe përplasjen me ‘Zërin e Amerikës’: “Zëri i Amerikës nuk ka asnjë lidhje me politikën amerikane. Unë i qëndroj atij reagimi. Le të jetë CNN, kushdo le të jetë, nuk më intereson. Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgjet dhe nuk pasqyruan as reagimin tonë.”

Rama akuza opozitës për 16 shkurtin: Ka planifikuar ‘skenarin maqedonas’

16 shkurti/ Edi Rama ‘hedh’ Sandër Lleshajn në mes të turmës: Është punë e policisë që të reagojë

Të fundit