Flash News

KRYESORE

Rama krahasoi politikanët kosovarë me lopët, Berisha për median fqinje: Deklaratë fatkeqe, denigruese dhe vulgare!

Rama krahasoi politikanët kosovarë me lopët, Berisha për

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për politikanët kosovarë se 'janë si lopët që derdhin qumështin', sa i përket shfuqizimit të Gjykatës Speciale, ngjalli reagimin dhe të këshilltarit të Haradinajt, por edhe të Sali Berishës.

Në një deklaratë për Indeksonline, Sali Berisha ka thënë se krahasimi i bërë nga Edi Rama për liderët kosovarë është fatkeq e denigrues.

“Unë kam shprehur qëndrimin tim ndaj nismës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Veprimi i tërheqjes nga kjo nismë është për t’u përshëndetur. Mendoj se deklarata dhe krahasimi i Edi Ramës është fatkeq, denigrues dhe vulgar. Krahasimet me lopë, kuaj, viça, qenë, është praktikë e vjetër e kafshërimit të kundërshtarit e trashëguar nga koha e monizmit”, është shprehur Sali Berisha.

Të fundit