Flash News

KRYESORE

Rama krahasoi PS-në me Juventusin, gazetari Ilir Babaramo: Bleu ndeshje dhe ra nga kategoria

Rama krahasoi PS-në me Juventusin, gazetari Ilir Babaramo: Bleu ndeshje dhe

Gazetari Ilir Babaramo ka reaguar pas një statusi në ‘Twitter’ të kryeministrit Rama, ku krahasonte Partin ë Socialiste me skuadrën e Juventusit. Babaramo i kujton kreut të mazhorancës se fundi i Juventusit ishte i dramatik, pasi u zbriti nga Seria A për faktin se trukonte ndeshje.

Djegia e mandateve nga opozita, Rama reagon me ironi dhe e krahason Qeverinë me skuadrën që vodhi kampionatin

“Rama dhe Luigi Mogi. Nuk durohet me Juventusi, te anullohet kampionati, thote Rama me ironi per vendimin e deputeteve te opozites per te djegur mandatet. Ne fakt kam 30 vjet qe nuk shkoj ne stadium, por per nje gje jam i sigurte se cfare i ka ndodhur Juventusit thuajse dhjete vjet me pare. Kishte blere, ndeshjet arbitrat. Ne mos gabohem skandali quhej Calciopoli. Kishte plot pergjime qe u bene publike. Kampionati nuk u anullua. Juventusit i hoqen titullin dhe e zbriten ne kategorine e dyte”, shkuan Babaramo në 'Facebook'.

Opozita vendosi të djegë mandatet si reflektim i protestës së ditës së shtunë, ku ishin të pranishëm mijëra qytetarë. Propozimi i Bashës është mbështetur nga të gjithë aleatët.

Të fundit