Flash News

KRYESORE

Rama krahasoi shqiponjën me korbin, Berisha: Në postin e kryeministrit je një copë mëndafshi o faqezi apatrid

Rama krahasoi shqiponjën me korbin, Berisha: Në postin e kryeministrit

Në një ndër statuset e tij, kryeministri Rama e quajti shqiponjën e pavarësisë në hyrje të kryeqytetit si vulgaritet që e bentë Tiranën të dukej porta e një kazinojë.

Komentet e kryeministrit janë kundërshtuar disa orë më vonë nga Berisha, i cili shprehet së është përdhosur flamuri kombëtar i qindra mijëra burrave, grave, të rinjve, të rejave që ranë për flamur në të gjitha luftërat e shqiptarëve për liri, nga betejat e Skënderbeut tek luftërat e fundit në Kosovë dhe Maqedoni.

“Me kete rast le t’i themi Zografit te dyte se, ty qe te duket simboli i kombit si korb, flamuri i te gjalleve dhe te vdekurve te nje kombi qe e urren, ne postin e kryeministrit nuk je gje tjeter veçse nje m.. ne nje cope mendafshi o faqezi apatrid”, pohon ish-kryeministri.

Statusi i plotë:

Zografi i dyte krahason shqiponjen dykrenare te flamurit kombetar, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe!

Te dashur miq, krahasimi nga Zografi i dyte i shqiponjes dykrenare te flamurit te kombit, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe’s, eshte perdhosje e flamurit kombetar i qindra mijra burrave, grave, te rinjve, te rejave qe rane per flamur ne te gjitha luftrat e shqiptareve per liri, nga betejat e Skenderbeut tek luftrat e fundit ne Kosove dhe Maqedoni, eshte fyerje, poshterim per hymnin kombetar dhe çdo gje shqiptare.

Me kete rast le t’i themi Zografit te dyte se, ty qe te duket simboli i kombit si korb, flamuri i te gjalleve dhe te vdekurve te nje kombi qe e urren, ne postin e kryeministrit nuk je gje tjeter veçse nje m.. ne nje cope mendafshi o faqezi apatrid.

Ketu me poshte keni statusin e Zografit te dyte ne te cilin ai shkruan: “Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.”

Të fundit