Flash News

KRYESORE

Rama krahason Shqipërinë me SHBA, Itali, Spanjë e Belgjikë: Vdekjet këtu tregojnë rëndësinë e masave tona

Rama krahason Shqipërinë me SHBA, Itali, Spanjë e Belgjikë:

Kryeministri Edi Rama publikoi në facebook, një grafik ku shfaqet numri i vdekjeve për 1 milion banorë në SHBA, Itali, Spanjë, Belgjikë dhe Shqipëri. Vendi ynë paraqitet në fund të grafikut me shifrat më të ulta, ndërsa Rama e vlerëson këtë si pasojë të masave të marra nga qeveria. “Vdekjet për 1 milionë banorë tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri. Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës”, shkruan Rama.

Ai shton se qeveria do të vijojë më planin e saj, ndërkohë që thotë se “ekonomia bie e ngrihet prapë, por të vdekurit nuk ngjallen më”. “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj - lloj fantazish jashtë këtij realiteti”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157649097466523/?type=3&theater

Të fundit