Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Rama kriminalizoi myslimanët shqiptarë në Berlin me gjuhë islamofobe. Pse nuk reagon KMSH?
Një grup besimtarësh myslimanë kanë dënuar me anë të një deklarate gjuhën e kryeministrit Rama në Berlin duke e quajtur islamofobe. Në një komunikim me Politiko, një zëdhënës i grupit ka kërkuar botimin e kësaj deklarate ku myslimanët shqiptarë etiketohen si bartës të rrezikut islamik. “Portretizimi i tyre me këtë negativitet e përshkallëzon etiketimin e bërë nga disa elita kulturore të vendit se myslimanët shqiptarë dhe feja e tyre janë një pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.”.
Deklarata pohon se vjen si reagim i një qëndrimi të Kryeministrit në Gjermani sipas të cilit Rusia do të përdorë myslimanët shqiptarë duke i radikalizuar në rast mosintegrimi të vendit në BE.
Deklarata mbyllet duke i bërë thirrje edhe Kominitetit Mysliman që të reagojë.
Deklaratë
Në një kohë kur ekonomia e vendit është në ditë të këqija, taksat shtohen dhe rriten në mënyrë të pajustifikuar, korrupsioni galopant ka pllakosur çdo qelizë të veprimtarisë ekonomike të vendit dhe reforma në drejtësi nuk ka dërguar në bankën e të akuzuarve zyrtarë të lartë të korruptuar, Kryeministri Edi Rama gjen vendin dhe kohën të thërrasë në kauzë të ashtuquajturin rrezik të radikalizmit islam për të mbuluar problemet e qeverisjes së tij.
Ne, një grup besimtarësh myslimanë, dëgjuam me shqetësim deklaratat e Kryeministrit Edi Rama të datës 25 prill 2018 në Berlin, të cilat kriminalizojnë me një gjuhë islamofobe myslimanët shqiptarë. Në deklaratat e tij, Kryeministri paralajmëron kancelaren gjermane dhe Bashkimin Europian se mos-integrimi i Shqipërisë në BE do të krijojë hapësirë për Rusinë që të radikalizojë myslimanët shqiptarë. Stigmatizimi, përveçimi dhe portretizimi i tyre me këtë negativitet e përshkallëzon etiketimin e bërë nga disa elita kulturore të vendit se myslimanët shqiptarë dhe feja e tyre janë një pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.
Kjo kartë shpifjesh dhe sajesash, e pabazuar në asnjë indicie zyrtare destabiliteti dhe asnjë ngjarje në vend që të tregojë të kundërtën, në një kohë kur ngjarjet e destabilitetit dhe zymtësisë së përditshmërisë sonë lidhen me gjithçka që ka të bëjë me qeverisjen e vendit, perveçse jo me myslimanët shqiptarë, artikulohet nga goja e Kryeministrit pa marrë parasysh asnjë përgjegjësi direkte apo indirekte si për deklaratat e pabaza, ashtu edhe për shtetasit mbi të cilët rëndon lëshimi i këtyre deklaratave. Mbi cilat të dhëna, mbi cilin terren myslimano- shqiptar "të favorshëm", mbi cilin realitet fetar tërësisht transparent e të ekuilibruar, i bazon Kryeministri dhe politikat e tij aspak transparente, deklarata të kësaj natyre? Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë e integruar në Europë dhe muslimanët shqiptarë nuk janë radikalizuar, përse duhet të radikalizohen tani?! Në një kohë kur e vetmja situatë radikale është arroganca qeverisëse në lëshimin e deklaratave të tilla, në një kohë kur shqetësimi konstant është gjendja e vështirë ekonomiko- shoqërore e reflektuar çdo ditë në vrasje dhe vetëvrasje, në i bëjmë thirrje çdo shqiptari pa dallim feje, që ka si aspiratë të vërtetë prosperitetin e vendit, të dënojë deklaratat e fundit kryeministrore dhe 'ultimatumin islamik' që janë sajuar nga zyra e propagandës së Kryeminsitrit, si shpifje dhe sajesa të rrezikshme përkundër të vërtetës dhe çdo interesi kombëtar.
Myslimanët shqiptarë e dëshirojnë integrimin e Shqipërisë në Europë, sepse besojnë që vlerat dhe parimet europiane do t’i mundësojnë Shqipërisë dhe myslimanëve shqiptarë drejtësinë e munguar dhe begatimin që meritojnë. Ne besojmë se integrimi i Shqipërisë në BE është penguar nga klasa politike aktuale shqiptare ku bën pjesë edhe Kryeministri. Feja islame dhe ne si myslimanë dënojmë në emër të fesë sonë korrupsionin galopant dhe padrejtësitë e klasës politike shqiptare, të cilat u kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe shqiptarëve. Sëmundje të tilla si korrupsioni, mungesa e drejtësisë, kriminalizimi i politikës, shumëfishimi i kultivimit dhe trafikimit të drogave të lehta dhe të forta, dhe të tjera fenomene negative të përmendura në raportet e progresit të Komisionit Europian, janë pengesat e vërteta të mos-integrimit të Shqipërisë në Europë.
Qeveria dhe Kryeministri i Shqipërisë janë votuar që të garantojnë sigurinë kombëtare përmes institucioneve ligjzbatuese, dhe jo të bëjnë deklarata destabilizuese të cilat promovojnë probleme që nuk ekzistojnë në realitet. Stigmatizimi i myslimanëve shqiptarë si burim problemesh dhe përpjekja për të vënë në konflikt besimin e tyre fetar me identitetin europian të myslimanëve shqiptarë, bie ndesh me interesat kombëtare dhe aspiratat europiane të myslimanëve shqiptarë.
Ne dënojmë heshtjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ndaj deklaratave dhe qëndrimeve islamofobe të përsëritura të Kryeministrit ndaj myslimanëve shqiptarë, ‘ndotjes’ së rregullt dhe të vazhduar që Kryeminstri i bën terrenit tërësisht paqësor sot në vend për axhenda personale, si dhe i bëjmë thirrje këtij Institucioni që t’u dalë në mbrojtje të drejtave të myslimanëve që ua garanton ligji dhe qenia e tyre faktor i padiskutueshëm në shtet-formim, atdhedashuri, promovimin e vlerave të vërteta njerëzore dhe stabilitetit shoqëror në vend.
Nënshkruesit:
- Fisnik Kruja
- Gerdi Demneri
- Roald Hysa
- Vehap Kola
- Floriar Arapi
- Xhodi Hysa
- Fetah Puci
- Jetmir Korbi
- Anduena Qefalia
- Sabina Fejzullaj
- Esmere Kola
- Albi Bardhi
- Melisa Harusha
- Ylvi Durmishi
- Eltjon Kuptrija
- Esmeralda Çaça
- Altin Veisllari
- Klenti Tare
- Bledi Zhuri
- Fluturim Nela
- Julian Vezi
- Marsjal Malaj
- Entela Hidri
- Sajmir Hurdha
- Hurmet Noka
- Luida Lecini
- Pranvera Kasamaj
- Rezart Levenishti
- Ardian Kamberi
- Elis Harka
- Forumi Musliman i Shqipërisë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38