Flash News

KRYESORE

Rama kritika për Veliaj dhe Tahirin për rezultatin në Tiranë: Kemi bërë punë po s’kemi marrë vota

Rama kritika për Veliaj dhe Tahirin për rezultatin në

Në Asamblenë e sotme të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e përgatitjeve të socialistëve për zgjedhjet vendore. gjatë fjalës së tij, Rama e vuri theksin tek nevoja e riorganizimit të partisë në bazë.

Rama mori si shembull rezultatin në Fier dhe Tiranë. Kreu i qeverisë kishte rezerva për numrin e votave që PS mori në Tiranë edhe pse, siç tha ai, investimet kanë qenë në mëdha. Për këtë Rama fajësoi organizimin e partisë.

Në zgjedhjet e fundit, fushata e PS-së në Tiranë u drejtua nga Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj.

“Ne kemi nevojë të riorganizohemi rrënjësisht në territor. Duke marrë eksperiencat më të mira. Mos harrojmë pasqyrën e rezultateve të zgjedhjeve të shkuara.

Mos harrojmë diferencat mes Fierit dhe Tiranës. për të marrë një shembull për të kuptuar se çfarë do të thotë organizim kapilar dhe çfarë do të thotë parti e organizuar me njerëzit dhe për njerëzit.

E patëm në Fier dhe morëm 10 deputetë se patëm në Tiranë dhe morëm më pak se në Fier në raport me votat dhe në raport me çfarë duhet të kishim marrë me gjithë ato punë të mëdha që kemi bërë në Tiranë”, tha Rama.

Të fundit