Flash News

KRYESORE

Rama: Kryebashkiaku i Pekinit më këndoi shqip, kinezët janë mbrojtësit e gjuhës tonë

Rama: Kryebashkiaku i Pekinit më këndoi shqip, kinezët janë

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e 70-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës tregoi se si në shtetin madh aziatik ka një vlerësim të madh për vendin tonë dhe gjuhën shqipe. Gjatë kohës së komunizmit, marrëdhëniet mes të dyja vendeve u forcuan shumë, ndërkohë që pati edhe shkëmbime kulturore.

“Mua më ka bërë përshtypje kur isha në Kinë, pasi doja të qepja një xhaketë ‘mao’ me përmasat e mia, por nuk kishte në dyqan dhe më çuan në rrobaqepësi, dhe aty ishin rreth 60 rrobaqepëse dhe pasi e morën vesh kush isha filluan të këndonin këngën 'ara, fabrika dhe kantiere'. Në takimin që pata në darkë me kryetarin e bashkisë së Pekinit i thash më ka ndodhur kjo gjë. Ai më pa dhe filloi të këndonte 'Malet me blerim mbuluar'. Atëherë ishte një kohë kur dashuria sillte të ardhurat, ndërsa tani të ardhurat duhet të sjellin dashuri.”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se një xhevahir i kësaj marrëdhënie është katedra e gjuhës shqipe në Pekin dhe aftësia për të shkruar shqip e studentëve kinezë.

“Jam përpjekur të gjej një gabim ortografik të ambasadës kineze në Shqipëri dhe nuk kam gjetur asnjë gabim deri tani. Ata që e shkruajnë më mirë gjuhën shqipe sot në Shqipëri janë kinezët. Është fakt. Do të ishte një hap i madh nëse një kinez do të pranonte të drejtonte katedrën e gjuhës shqipe për drejtshkrimin. Kinezët janë mbrojtësit e pamposhtur të kështjellës së gjuhës shqipe që po sakatohet nga ne.”, u shpreh Rama.

Të fundit