Flash News

KRYESORE

Rama-kryebashkiakut "të lavdeve": Të kam thënë 100 herë mos e tepro me fjalët për mua; ndaj i merr votat

Rama-kryebashkiakut "të lavdeve": Të kam thënë 100

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Tepelenë, ku ka zhvilluar takime dhe me qytetarët. Rama i është përgjigjur dhe lavdeve që bën kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi.

"I them 100 herë mos e tepro me këto fjalët që thua për mua. Por ai është i vendosur dhe s’kam ç’i bëj. Në fund i del llogaria, i merr votat me ato që thotë për mua. Më vjen shumë mirë dhe ju falënderoj shumë që qëndruat këtu. Ma kishte thënë Tërmeti që do ta bëjmë pa ngrohje- ftohje sallën se kur është diell do futemi që do dobësohemi. Funksionon shumë mirë dhe duhet shënuar atje Tërmet: Lodra me dorë dhe sauna dhe përdoret sipas rastit. Që do thotë se do më vijë menjëherë tani projekti i ngrohje- ftohjes”, u shprehu kryeministri Edi Rama.

Të fundit