Flash News

KRYESORE

Rama kryeministër dhe ministër i Jashtëm, ambasadori italian: Situatë e komplikuar në prag të negociatave

Kryediplomati italian në vendin tonë, Alberto Cutillo është shprehur se Kryeministri Rama do ta ketë të vështirë të punojë me ministër “de facto” dhe “de juro”. Megjithatë, Cutillo sqaroi se ka edhe vende të tjera që janë gjendur në këtë situatë.

“Kjo është zgjedhja e kryeministrit dhe ne nuk duam të ndërhyjmë në politikën e brendshme të një vendi. Ka edhe vende të tjera që janë gjendur në këtë situatë. Sigurisht Shqipëria duhet të bëjë një sforco sidomos për hapjen e negociatave, ndaj shpresoj dhe jam i bindur se kjo mbivendosje e posteve nuk do të ndikojë në këtë sforcim. Për ne, për Italinë nuk përbën asnjë problem. Por të punosh me një ministër, siç e tha edhe Rama, “de jure” apo “de facto” mund të jetë disi problem. Uroj të mos jetë e komplikuar për Shqipërinë kjo situate”, deklaroi ai në ‘Opinion’.

Cutillo, duke folur për shancet që ka vendi për hapjen e negociatave në Qershor, u shpreh se mundësitë janë 50% me 50%.

Të fundit