Flash News

KRYESORE

Rama kthehet në Tiranë, takim në orët e vona me Fatmir Xhafajn

Rama kthehet në Tiranë, takim në orët e vona me Fatmir

Situata e ndezur politike ka detyruar kryeministrin Rama të kthehet me urgjencë nga Parisi në Tiranë.

Moderatori i emisionit “360 gradë”, Artur Zheji ka pohuar se ka informacione se Rama ka nisur një takim me ministrin Xhafaj rreth orës 22:00.

“Rama është kthyer me urgjencë nga Parisi dhe tani po konsumon një kafe me ministrin aktual të Brendshëm, pra me Zotin Xhafaj. Situata mund të precipitojë ose mund të mbyllet këtu”, u shpreh Zheji.

Gjatë së martës ishte përfolur se kreu i qeverisë do të udhëtonte nga kryeqyteti francez për në Sofje, ku të enjten nis samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, por kjo nuk ka ndodhur.

Skandali ‘Xhafaj’, Rama vendos të flasë për herë të parë: Nuk jemi të gjithë njësoj…

Të fundit